MPB: 41 të arrestuar për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Maqedonia

MPB: 41 të arrestuar për mosrespektim të orës policore në Maqedoni

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:15
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 46 persona nuk kanë respektuar orën policore, 41 prej tyre janë arrestuar, ndërsa për pjesën tjetër do të ngritën procedura adekuate.

Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 113 persona nuk kanë zbatuar këtë masë.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të kaluara, 85 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 18 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.

Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat