Dimkovski: 5000 bujq do të duhet t’i tërheqin kartelat për “naftë të gjelbër”

Maqedonia

Dimkovski: 5000 bujq do të duhet t’i tërheqin kartelat për “naftë të gjelbër”

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:04
Trajan Dimkovski

Rritja e mbështetjes për “naftën e gjelbër” nga 30 për qind aktualet në 50 për qind nuk është për shkak të zgjedhjeve, por për shkak të krizës me koronën. Bujqve u duhen këto fonde tani, në këtë periudhë, që të jenë sa më konkurruese, sepse çmimi i naftës ka rënë në dy muajt e fundit, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Në një konferencë për shtyp në Qeveri, duke paraqitur shtyllën e tretë të setit të fundit të masave ekonomike të miratuara javën e kaluar, Dimkovski informoi se Marrëveshja për kartelat përmes së cilës bujqit do të jenë në gjendje të blejnë “naftë të gjelbër” tashmë është nënshkruar me operatorin ekonomik. Për shkak të lëvizjes kufizuese dhe nevojës për të mbajtje të distancës, kartelë do të duhet të tërheqin vetëm rreth 5.000 prodhues – ata që nuk e kanë përdorur këtë masë. Të tjerët, të cilët tashmë kanë kartela, vetëm do të plotësojnë, në varësi të kulturave dhe sipërfaqeve në dispozicion të tyre.

“Ne presim që menjëherë pasi të tërhiqen kartelat, bujqit do të fillojnë dhe t’i përdorin ato”, tha Dimkovski, duke shtuar se 4.5 milionë euro janë parashikuar për këtë masë këtë vit.

Ministri gjithashtu iu referua kredisë me vlerë 50 milion euro nga Banka Botërore, për të cilën, tha, kontrata tashmë është nënshkruar dhe dorëzuar në Parlament. Mjetet financiare do të përdoren, kryesisht, për ndërtimin e tre qendrave të blerjes dhe shpërndarjes: në Shkup, Strumicë dhe Resnjë.

Sidoqoftë, një pjesë e fondeve do të përdoren për regjistrin, gjegjësisht inventarin e tokës bujqësore shtetërore, duke i përfshirë edhe kullotat.

Sa i përket masës për tokën bujqësore, përmendi se nuk planifikohet rishpërndarje, por mundësohet shitja e tokës bujqësore shtetërore dhe qëllimi është që të konsolidohen sipërfaqet e vogla. Për më tepër, objekt i shitjes mund të jetë toka shtetërore në të cilën ndodhen fermat ose objektet shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat