Përmes shtatë masave për mbështetje të drejtpërdrejtë të ekonomisë nga Pakoja e tretë. #Masatekonomike, likuiditeti i kompanive do të rritet, por edhe për zhvillimin dhe rritjen e konkurrencës së kompanive në periudhën pas Covid 19, kështu shprehet zëvendës ministrja e financave Shiret Elezi pas prezantimit të pakos së tretë me masa ekonomike.
Masat mbështesin investimet, hyrjen më të lehtë në kapital, gjetjen e tregjeve të reja, orientimin ndaj eksporteve, digjitalizimin, modernizimin, produktet e reja, si dhe përfshirjen e kategorive të targetuara siç janë gratë sipërmarrëse dhe të rinjtë, thotë kështu Elezi.
Sipas saj, 31 milion euro kredi pa interes për kompanitë mikro dhe të vogla, me një grant prej 30% për kompanitë që: drejtohen ose themelohen nga gratë, ose punësojnë të rinj, janë të orientuar drejt eksportit ose prezantojnë inovacion dhe digjitalizim në punën e tyre, skema e garancisë shtetërore për kreditë tregtare përmes Bankës së Zhvillimit, e cila do të sigurojë qasje më të lehtë në kapital, 25 milion euro për sektorin privat për ndërmarrjet për vendosje në tregjet e reja, konkurrencën dhe modernizimin, modernizimi dhe pushtimi i tregjeve të reja për industrinë e prodhimit të tekstilit, këpucëve dhe mobiljeve, mbështetje për fillestarët dhe bizneset e vogla dhe të mesme për inovacionin dhe tregjet e reja, mjet rregullimi i shpejtë përmes FITR – 3,3 milion euro, bashkëfinancim i eventeve dhe konferencave me 50% mbështetje financiare nga shteti dhe deri në një shumë maksimale prej 30.000 denarë, sqaron kështu mes tjerave zëvendës ministrja e financave Elezi duke shtuar se ka edhe një sërë masash tjera nga shtylla e parë.
Dhe shtylla e parë e masave – kartela e pagesës së vendore, kuponat e turizmit, një fundjavë pa TVSH, do të ndihmojnë kompanitë vendore – përmes rritjes së konsumit privat. Të gjitha këto masa do të kontribuojnë në mbrojtjen e vendeve ekzistuese të punës dhe krijimin e vendeve të punës, duke rritur më tej konkurrencën e kompanive tona në vend, rajonal dhe në nivel global, vlerëson për fund Elezi.