Kriza me virusin, bien të ardhurat e pikave pagesore

Maqedonia

Kriza me virusin, bien të ardhurat e pikave pagesore

Më: 22 maj 2020 Në ora: 14:47
Foto Ilustrim

Pandemia me koronavirusin dhe vendosja e orës policore ka ulur dukshëm pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut. Nga Ndërmarrja Publikë për Rrugë Shtetërore kanë deklaruar për Meta se, të ardhurat nga pagesat rrugore në periudhën janar-prill 2020 janë ulur për 9,79% në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Në dy muajt e parë të vitit është shënuar rritje e pagesave rrugore sipas dinamikës së parashikuar, por në mars dhe prill të këtij viti është shënuar ulje prej 35,46% të pagesave rrugore. Në këto të ardhura hyn edhe stacioni i pagesave në Gjevgjeli, i cili u lëshua në përdorim në fund të gushtit.

Megjithatë, lajme të mira gjatë kohës së koronavirusit vijnë në pjesë e pagesës elektronike të pagesave rrugore. Nga korriku i vitit 2019 deri në gjysmën e muajit maj janë shitur 16.933 pajisje elektronike, prej të cilave 10.832 M-Smart kartela dhe 6.101 aparate dhe është realizuar përfitim prej 3.246.717 euro.

Nga fillimi i vitit deri në mesin e muajit maj janë shitur 3226 pajisje të këtilla, që tregon se është rritur numri i shoferëve që realizojnë pagesat rrugore në mënyrë elektronike.

Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore, vitin e kaluar ka realizuar të ardhura rekord prej 44,3 milionë euro nga pagesat rrugore. Nga kompensimi i shfrytëzimit të autostradave të Maqedonisë së Veriut, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2019 u mblodhën rreth 8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat