69 kompani marrin mbështetje financiare nga FIZHT në Maqedoni

Maqedonia

69 kompani marrin mbështetje financiare nga FIZHT në Maqedoni

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:03
Foto Ilustrim

Gjithsejtë 69 kompani do të realizojnë investime prej gati 14 milion euro. Ato janë pjesë nga thirrja publike e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Nga kjo shumë, katër milion euro janë mbështetje nga shteti, ndërsa 10 milion euro janë nga sektori privat. Këtë e tha në konferencën e sotme për shtyp Jovan Despotovski, drejtori i Fondit të Inovacioneve.

“Tejkalim më i shpejtë i krizës jo vetëm për të punësuarit në këto kompani, por për të gjithë bashkëqytetarët tanë. Ky është një model i mirë që duhet të zhvillohet më tej. Ky model nënkupton përfshirje të plotë të kapitalit privat, bankave në rimëkëmbjen e ekonomisë, e cila muajt e kaluar ka qenë, në një masë të madhe, në kurriz të shtetit”, tha Despotovski.

Nga 69 projektet e investimeve të aprovuara, shumica 11 janë në fushën e mjekësisë dhe shëndetësisë, gjë që tregon se shteti dhe sektori privat tani po investojnë në ndërtimin e kapaciteteve për t’u marrë me pasojat e krizës dhe gatishmërinë në të ardhmen.

Ndihma financiare për këto 69 kompani është për prezantimin e teknologjive të reja në operimet e tyre, gjë që rrit konkurrencën dhe efikasitetin në operacionet e tyre. Kompanitë punësojnë rreth 1.800 persona dhe pritet të bëjnë investimet e tyre në 12-18 muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat