“Zgjedhjet”, Mickoski: VMRO-ja është për kompromis por jo dhe ultimatum - Bota Sot
“Zgjedhjet”, Mickoski: VMRO-ja është për kompromis por jo dhe ultimatum

Maqedonia

“Zgjedhjet”, Mickoski: VMRO-ja është për kompromis por jo dhe ultimatum

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:44
Foto Ilustrim

Partitë maqedonase deklarohen pro konsensusit për datën e zgjedhjeve, por asnjëra nuk ndërmerr hapa për të nis dialogun. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se partia e tij nuk i nënshtrohet ultimatumeve të liderit të LSDM-së, por shton se opozita është e gatshme për kompromis.

Jemi për kompromis. Pozicionet tona janë të qarta. Derisa ka kundër argumente jemi të gatshëm për debat. Përcaktimi jonë politik është për kompromise. Me ultimatume nuk punojmë – deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski shpreson se dialog me opozitën, përndryshe sipas tij zgjedhjet duhet mbajtur më 21 qershor.

Në suaza të kornizave ligjore, shpresoj se do të kemi dialog dhe do të caktohet data e saktë e zgjedhjeve si datë me rëndësi për shtetin – tha Oliver Spasovski, Kryeministër.

Edhe partitë politike shqiptare janë për datë me konsensus të dalë nga takimi i liderëve. Ndërkohë nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski thonë se pa përafrim të qëndrimeve, nuk do të thirret takim i liderëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat