Përplasje midis pushtetit dhe opozitës për pakot ekonomike

Maqedonia

Përplasje midis pushtetit dhe opozitës për pakot ekonomike

Më: 22 maj 2020 Në ora: 15:50
Mickoski dhe Spasovski

Askush nuk përfiton nga masat ekonomike të Qeverisë, akuzon lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski. Sipas tij, shumica e parave që duhet t’i marrë ekonomia dhe qytetarët, duhet të ndodhin ose para zgjedhjeve ose pas tyre. Akuzon se po bëhet një ryshfet klasik parazgjedhor. Mickoski gjithashtu i bëri thirrje Agjencisë kundër korrupsionit të hetojë masat e Qeverisë.

Të gjitha këto pagesa të jashtëzakonshme të pagave, pensioneve, asistencës sociale, pagesa tjera dhe kompensime materiale që nuk janë të ardhura të rregullta mujore, janë vepër penale, të dënueshme me ligj dhe fuqi ligjore prej të paktën pesë vjet – deklaroi Hristian Mickoski- kryetar i VMRO DPMNE-së.

Por, kryeministri Spasovski pohon se tre pakot e masave ndihmojnë qytetarët dhe ekonominë. Deklaratat dhe akuzat e Mickoskit i vlerëson si joserioze.

Do të përfshijë gjithsej rreth 770 mijë qytetarë në vend. Do të kemi 5.5% Prodhim Bruto Vendor që do t’ua japim kompanive dhe qytetarëve në mënyrë që të ruajmë me sukses ekonominë dhe të jemi në gjendje ta rifillojmë me sukses deklaroi Oliver Spasovski- kryeministri.

Qeveria dhe opozita edhe sot me përplasje parazgjedhore. Të parët siguronin që rezultatet pozitive janë të dukshme dhe se qytetarët i vërejnë ato, dhe opozita njofton kthimin e tatimit të sheshtë prej 8%, rritjen e pagave dhe ndërtimin e infrastrukturës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat