Me test brenda tri ditëve të fundit, nuk shkohet në karantinë - Bota Sot
Me test brenda tri ditëve të fundit, nuk shkohet në karantinë

Maqedonia

Me test brenda tri ditëve të fundit, nuk shkohet në karantinë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, të mbetur jashtë vendit për shkak të bllokimit si pasojë e pandemisë Cvodi-19, do të mund të kthehen pa shkuar në karantinë nëse kanë certifikatë ku vërtetohet se kanë dalë negativë ndaj koronavirusit, në testet e kryera në tri ditët e fundit.

Ata në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolim të detyrueshëm shtëpiak.

Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, do të përcaktohet izolimi i detyrueshëm shtëpiak edhe për shtetasit e huaj, për të cilët Shtabi i Përgjithshëm për Koordinim me Kriza vlerëson se paraqesin interes shtetëror ose ekonomik.

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin certifikatë mjekësore ku dëshmohet se kanë rezultuar negativ në PCR-testin për koronavirus, të njëjtit detyrohen të respektojnë protokollet e Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat