OBRM-PDUKM: Ne jemi ndryshe nga LSDM, me Zaevin kemi regjim

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Ne jemi ndryshe nga LSDM, me Zaevin kemi regjim

Më: 23 maj 2020 Në ora: 10:33
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi OBRM-PDUKM akuzon se në mënyrë artificiale shfaqet se epidemia është nën kontroll.

E gjithë kjo, sipas partisë opozitare maqedonase, bëhet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme kuvendare.

OBRM-PUDKM akuzon se shteti është rekordere për nga numri i vdekjeve në rajon, dhe në fund sa i përket numrit të testimeve për coronavirus.

“Në këtë gjendje, LSDM dhe Zaev jan të gatshëm të shkojnë në zgjedhje me çdo kusht, me çmimin e jetës së qytetarëve, për shkak se mendojnë se mund të shpëtojnë. Gënjehen. Maqedonia së pari do ta fitojë epideminë, dhe më pas do t’i mposhtë politikat e papërgjegjshme dhe të gabuara të Zaevit. OBRM-PDUKM është ndryshe nga LSDM. Me LSDM-në dhe Zaevin kemi regjim regjim hibrid, paaftësi, kriminalitet dhe varfëri”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat