Maqedoni, paralajmërohet hapja e çerdheve dhe kufijve, në vend të karantinës – vetizolim shtëpiak - Bota Sot
Maqedoni, paralajmërohet hapja e çerdheve dhe kufijve, në vend të karantinës – vetizolim shtëpiak

Maqedonia

Maqedoni, paralajmërohet hapja e çerdheve dhe kufijve, në vend të karantinës – vetizolim shtëpiak

Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Nga fillimi i muajit qershor do të nisin me punë çerdhet për fëmijë, ndërsa pritet që kufijtë të hapen nga mesi i qershorit. Megjithatë, shtetasit të cilët me fluturime humanitare hyjnë në territorin e vendit, duhet të dëshmojnë se kanë rezultuar negativ në PCR testin për koronavirus të bërë brenda 72 orëve që nga hyrja në territorin e vendit me çka në vend në karantinës së obligueshëm shtetëror, do të futen në vetizolim të obligueshëm shtëpiak.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, mesi i qershorit është periudha më e përshtatshme për hapjen e kufijve komfor masave mbrojtëse.

“Nga mesi i qershorit pritet hapja e kufijve. Këtë javë do të duhet të përfundojë skriningu dhe tani më nga java e ardhshme kopshtet do të fillojnë me punë, do të thotë diku në mes të qershorit”, theksoi Filipçe.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbetur jashtë shtetit për shkak të bllokimit si pasojë e pandemisë Cvodi-19, do mund të kthehen, pa shkuar në karantinë, nëse kanë certifikatë ku vërtetohet se kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19, në test të kryer 3 ditët e fundit. Të njëjtit në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore do të futen në vetizolimit të detyrueshëm shtëpiak.

“Në vend të karantinës së detyrueshme shtetërore, izolimi i detyrueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huajt, për të cilët Shtabi kryesor i koordinimit të krizave vendos në raste të interesit shtetëror ose ekonomik, dhe të cilët do të dorëzojnë certifikatë të përshtatshme mjekësore me rezultat negativ nga testi PCR, me respektimin e detyrueshëm të protokolleve nga Komisioni për sëmundje infektuese pranë Ministrisë së Shëndetësisë”, kumtuan nga Qeveria e RMV-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat