Maqedoni, 59 persona nuk respektojnë orën policore

Maqedonia

Maqedoni, 59 persona nuk respektojnë orën policore

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:45
Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme (23/24.05) në territorin e Maqedonisë së Veriut, 141 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 14 të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Ndalesën për lëvizje, përkatësisht mosrespektimin e orës policore nuk e kanë respektuar 59 persona.

Prej tyre, 32 persona janë arrestuar ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat për masa të mëtejshme.

Gjithashtu policët kanë kontrolluar edhe personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim nga ku është konstatuar se katër persona nuk kanë respektuar masën e izolimit dhe vetizolimit.

Sipas raportit të MPB-së, gjithsej 255 persona janë regjistruar duke mos mbajtur maskë mbrojtëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat