Konfiskohen 220 rrjete peshqish në Ohër

Maqedonia

Konfiskohen 220 rrjete peshqish në Ohër

Më: 24 maj 2020 Në ora: 17:21
Ohër

Është zbuluar peshkimi ilegal. SPB Ohër, Policia kufitare e liqenit, Qendra rajonale perëndim dhe Inspektrati Shtetëror për Bujqësi, po ndërmarrin kontrolle intensive me qëllim të parandalojnë veprat penale lidhur me peshkimin ilegal dhe veprat tjera që janë në kundërshtim me Ligjin për peshkim.

Qëllimi është zbulimi i kryesve dhe mbrojtja e fondit në ujërat e Liqenit të Ohrit.

“Që nga fillimi i këtij viti, në bregun e Liqenit të ohrit në Strugë e Ohër, janë realizuar 80 kontrolle, dhe janë kapur disa persona gjatë kryerjes së peshkimit ilegal, prej të cilëve 3 persona janë arrestuar. Atyre u janë gjetur rreth 300 peshq që kanë peshuar 122 kilogramë. Më pastaj janë marrë 220 rrjete peshq në lartësi prej 23.000 metra dhe pajisje tjera”, thonë nga SPB Ohër.

Nga atje njfotojnë se masat kundër peshkimit ilegal do të vazhdojnë të zbatohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat