Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut

Maqedonia

Gjendja e rrugëve në Maqedoni të Veriut

Më: 25 maj 2020 Në ora: 11:01
Foto Ilustrim

Nga gjashtë deri më nëntë muaj do të zgjasin punimet në rrugën shtetërore A2-nga BS Vjena Petrol-Kumanovë deri në fshatin Straqinë, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Nga atje shtojnë se nga sot fillojnë punimet në rrugën prej 16 kilometra, me çka do të ketë edhe zhvendosje të komunikacionit.

Nga LAMM informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë të thata.

Nga atje rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e veturave, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat