Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është proces i bazuar në merita

Maqedonia

Hahn: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është proces i bazuar në merita

Më: 25 maj 2020 Në ora: 11:37
Johannes Hahn

Komisioneri i BE-së për Buxhet dhe Administrim Johannes Hahn tha se Ballkani Perëndimor i përket Evropës dhe përpjekjet e vendeve në rajon do të shpërblehen.

Ai për të përditshmes kroate tha se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një proces i bazuar në merita dhe si i tillë është në interesin e vërtetë të BE-së.

Ai u bëri thirrje “miqve të Ballkanit” që të vazhdojnë reformat në rrugën evropiane, duke theksuar se ato do të njihen.

Hahn kujtoi se muajin e kaluar BE vendosi të hap bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, megjithë krizën me pandeminë e coronavirusit.

Komisioneri Evropian shtoi se BE, duke riprogramuar burimet e saj financiare dhe masat shtesë, të tilla si heqjen e ndalimit të eksporteve mjekësore, e kishte bërë të qartë se Ballkani Perëndimor i përkiste BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat