Infektohen me coronavirus dy punëtorë në një fabrikë të tekstilit në Shtip

Maqedonia

Infektohen me coronavirus dy punëtorë në një fabrikë të tekstilit në Shtip

Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:54
Foto Ilustrim

Në Shtip, brenda dy ditësh, janë regjistruar tre raste të reja me coronavirusit, dy prej të cilëve janë punëtorë të një fabrike të tekstilit nga i njëjti sektor dhe një mjek shëndetësor nga ordinanca private.

Autoritet nga Qendra për Shëndet Publik – Shtip aktualisht janë duke kryer anketat epidemiologjike dhe janë në kërkim nëse këto raste kanë ndërlidhje apo janë një grup i ri i infektuar në konfeksion.

“Shtipi është një qytet i industrisë së tekstilit, kështu që ne më së shumti dëshirojmë të apelojmë deri në konfeksionet e tekstilit dhe të gjitha subjektet e tjera që kanë një numër më të madh të të punësuarve dhe në të cilin procesi i prodhimit kërkon praninë e detyrueshme të disa personave në një dhomë. Ata duhet të kujdesen për higjienën e mjeteve të transportit me të cilat transportohen punëtorët – dezinfektim të detyrueshëm të së njëjtës, distanca e personave të transportuar me këto mjete nga dhe në vendin e tyre të punës të jetë nga 1.5 në 2 metra, të njëjtit të jenë të detyrueshme të veshin pajisje mbrojtëse personale – maska, dhe mundësisht doreza”, thuhet në një deklaratë të Qendrës për Shëndet Publik – Shtip.

Epidemiologët kanë marrë mostra nga 11 persona, shtatë prej të cilëve janë nga fabrika e tekstilit, ku janë punësuar punëtorët e tekstilit. Përndryshe, bëhet fjalë për një fabrikë që punëson rreth njëqind punëtorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat