ABM: Bankat janë të gatshme para kohe të kryejnë pagesën e pensioneve

Maqedonia

ABM: Bankat janë të gatshme para kohe të kryejnë pagesën e pensioneve

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:09
Foto ilustrim

Bankat janë të gatshme para kohe ta kryejë pagesën e pensioneve për muajin maj, informojnë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë së Veriut.

Pensionistët të cilët shfrytëzojnë kartela pagesore lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë nga e mërkura 27 maj. Ata mund ta marrin pensionin e majit në bankomatet ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar.

Marrja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk shfrytëzojnë kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Nga Asociacioni bankar, apelojnë që klientët të cilët nuk posedojnë kartela t’i përmbahen orarit me qëllim të zbatimit të pagesës dhe zvogëlimit të turmave.

“Apelojmë që të gjithë shfrytëzuesit e pensioneve të cilët deri më tani nuk e kanë bërë këtë, gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave për shkak të marrjes së pensionit të majit, të plotësojnë kërkesë për përpunimin e kartelës pagesore. Me këtë, gjatë pagesës së pensionit, pranisë fizike në ekspozitura dhe filialet do të jetë më e vogël, ndërsa çdo pensionist do të ketë qasje të lehtë, të shpejtë dhe të thjeshtë deri tek mjetet e tyre në çdo kohë”, thuhet në kumtesë nga Asociacioni bankar i Maqedonisë së Veriut.

Të gjitha bankat, qëndron në kumtesën e ABM, ndërmarrin aktivitete që gjatë pagesës në të gatshme të pensioneve të respektohen të gjitha rekomandimet për mbrojtjen e shëndetit dhe përkujtojnë se shfrytëzuesit e shërbimeve bankare gjatë vizitës së filialeve dhe ekspoziturave duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse dhe të mbajnë distancë përkatëse në pajtim me udhëzimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat