OBRM-PDUKM: Vendimi i Edi Ramës shuplakë për Zaevin dhe Spasovskin

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vendimi i Edi Ramës shuplakë për Zaevin dhe Spasovskin

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media e vlerëson si shuplakë për Zoran Zaevin dhe Oliver Spasovsin, vendimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për hapjen e kufijve të Shqipërisë vetëm për shqiptarët e rajonit.

“Vendimi i Edi Ramës për hapjen e kufijve vetëm për një pjesë të qytetarëve të cilët janë me prejardhje shqiptare është edhe një shuplakë për qeverinë e Spasovskit dhe Zaevit dhe mossukses i madh për njeriun e parë të diplomacisë Dimitrov. Kjo është humbje e re e qeverisë së Zaevit sepse vendimi është diskriminues dhe fyes”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, për vetëm disa muaj qeveria e Zaevit ka hyrë në mosdurim dhe krijon probleme me të gjithë fqinjët.

“Përveç marrëveshjes me Greqinë, ndodhi bllokada e integrimeve nga Bullgaria. Pendarovski mori shuplakë të nxehtë nga Beogradi për shkak të përzierjes në punët e brendshme dhe negociatat mes Prishtinës dhe Beogradi dhe ja tani humbje e re edhe nga Shqipëria”.

“Për disa muaj disa humbje dhe çështje të hapura me fqinjët është rezultati i paaftësisë së Zaevit dhe qeverisë në largim”, thonë nga OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat