Infektologu Cana: Mosrespektimi i masave, rrezik për rritjen e numrit të të infektuarve

Maqedonia

Infektologu Cana: Mosrespektimi i masave, rrezik për rritjen e numrit të të infektuarve

Më: 25 maj 2020 Në ora: 19:59
Fadil Cana

“Nëse kurba e rasteve të reja do të vazhdojë me këtë ritëm edhe në ditët e ardhshme, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga COVID-19 në vendin tonë, do të tejkalojë parashikimet fillestare të institucioneve shëndetësore”.

Këtë në një intervsitë për Alsat, e tha infektologu Fadil Cana. Sipas tij, se lehtësimi i masave kufizuese dhe mos marrja parasysh e rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, për karantinë të plotë gjatë fundjavës, përbën rrezik potencial që në ditët në vazhdim numri i rasteve të reja të jetë i lartë, për shkak se qytetarët vërshuan marketet dhe qendrat tregtare para festave.

“Ajo që shihet gjatë ditëve të fundit, ka një tendencë të rritjes së rasteve se sa të zvogëlimit. Ajo që shihet tek vendet e rajonit është se kemi gradualisht rënie të kurbës, ndërsa tek ne kemi variacion. Gjykoj se kjo mund të jetë si shkak i mos detektimit në kohë të rasteve, mos testimit të vatrave të mundshme, potenciale të cilat detektohen ditëve të fundit na rajone të ndryshme si për shembull, në Tetovë, në disa komuna rurale të rrethinës së Shkupit, si saraji”.

“Shkaku i dytë, që mendoj se është arsyeja e rritjes së kësaj kurbe, është taktizimi ditor, tregu politik, mos sjellja e masave restriktive ashtu siç duhet të sillet në këto raste, që të kemi raste më të pakta. Javën e fundit ishim dëshmitarë se u bënë disa lëvizje të cilat nuk ishin në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Do thosha më shumë ishin vendime të politikës ditore”, tha Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat