Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të majit - Bota Sot
Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të majit

Maqedonia

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve të majit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:06
Foto Ilustrim

Mbi 320.000 pensionistë do ta marrin pensionin e parakohshëm të majit. Pagesa fillon nesër, 27 maj.

Siç kumtoi sot Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, marrja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Të mërkurën, më 27.05.2020 do të bëhet pagesa e pensioneve deri më 11.000 denarë, të enjten, më 28.05.2020, pagesa e pensioneve prej 11.001 deri në 14.000 denarë, të premten më 29.05.2020, pagesa e pensioneve prej 14.001-18.000 denarë, ndërsa të hënën më 01.05.2020, do të realizohet pagesa e pensioneve më të larta se 18.000 denarë.

Sipas Ministrisë, pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore lidhur me llogarinë në të cilën lëshohet pensioni, me paratë mund të disponojnë prej nesër, e mërkurë, 27 maj. Ata mund ta marrin pensionin e majit në bankomate ose t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë në rrjetin tregtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat