Tre viktima dhe 16 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Tre viktima dhe 16 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:02
Foto Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 314 teste për coronavirusi, ndërsa 16 kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 9 janë nga Shkupi, 5 nga Shtipi, 1 nga Struga dhe 1 nga Gostivari.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe tre viktima nga coronavirusi, të cilët janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi.

Instituti për Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar. Prej tyre 3 nga Shkupi dhe 11 nga Tetova.

Me raste te sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi shkon në 2014, prej të cilëve 1453 janë shëruar, ndërsa 116 kanë humbur jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat