Qeveria e Maqedonisë do t’i shqyrtojë kërkesat e mjekëve amë

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë do t’i shqyrtojë kërkesat e mjekëve amë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:43
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria do ta shqyrtojë kërkesën e mjekëve amë, paralajmëroi sot nga Shtipi kryeministri i Qeverisë, Oliver Spasovski, me rastin e kërkesës së tyre për pakon e masave ekonomike për mbështetje të mjekëve amë.

Ai theksoi se në bazë të analizave do të sillen edhe vendime, ndërsa si Qeveri janë të hapur për dialog.

“Si Qeveri kemi bërë gjithçka investojmë në potencialin veçanërisht në sektorin shëndetësor. Për shkak të asaj që konsideruam se nëse nuk bëhen përpjekje në potencialin njerëzor në sektorin shëndetësor do të kemi problem serioz dhe ajo u tregua tani në këtë krizë shëndetësore se vendimi i Qeverisë të investohet në potencialin njerëzor është më i drejtë, për shkak të asaj që ju mund të keni edhe pajisje mund të keni edhe infrastrukturë, ndërtesa nëse nuk ka njerëz komponent profesional, të cilët janë shpërblyer në mënyrë adekuate në mendim arsimor në sistemin shëndetësor, atëherë ai sistem nuk mund të funksionojë”, tha Spasovski.

Ai vërejti se kriza shëndetësore me Kovid-19 tregoi se sistemi shëndetësor i Maqedonisë është stabil dhe ka punonjës shëndetësor, të cilët shumë me përkushtim, përgjegjësi dhe sakrificë kanë punuar në të gjitha institucionet shëndetësore.

I pyetur pse si Qeveri nuk i dëgjuan rekomandimet e Komisionet për sëmundje ngjitëse që fundjava  i kaluar ishte tërësisht i mbyllur për qytetarët, por u nënshtruan në presione ndaj BFI-së dhe partive tjera politike, Spasovski me përgjigje se ato si Qeveri i kanë respektuar rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse.

Theksoi se qytetarët duhet ta ngritin vetëdijen në një nivel ende më të lartë, sepse siç tha Spasovski, kur është biseduar nëse duhet ose jo të ketë karantinë pjesa më e njerëzve dhe mediat treguan se nuk nevojiten masa rrigoroze dhe mbyllje të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat