Kostadinov: Zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e papjekur të Mickovskit dhe kuadrove të tij në Qeverinë teknike - Bota Sot
Kostadinov: Zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e papjekur të Mickovskit dhe kuadrove të tij në Qeverinë teknike

Maqedonia

Kostadinov: Zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e papjekur të Mickovskit dhe kuadrove të tij në Qeverinë teknike

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:27
Hristian Mickovski

Hristian Mickovski do të mbahet mend si politikan i papërgjegjshëm i cili gjatë kohës së kësaj krize gjatë gjithë kohës sillet me papjekuri, mosseriozitet dhe papërgjegjësi. Në dëm të qytetarëve dhe shëndetit të tij.

Në fillim të krizës Mickovski e nënvlerësonte dhe tallej me kërcënimin nga virusi korona.

Pastaj gënjente se nuk ka teste të mjaftueshme për korona edhe pse mijëra qytetarë testoheshin sipas protokolleve.

Në mes pandemisë, Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja udhëhiqnin fushatë të ndyrë kundër Venko Filipçes, me lajme të rreme dhe kërcënime të pabaza me padi penale.

Gënjenin se 140.000 qytetarë kishin mbetur pa punë për shkak të virusit korona edhe pse numri nuk tejkaloi 8 mijë qytetarë gjatë krizës.

Derisa qytetarët shihnin fotografitë e Mickovskit nga fitnesi dhe shëtitjet në Vodno, nëpër rrjetet sociale.

Sot, Mickovski bën gjithçka që të mos ketë zgjedhje, bën gjithçka që ta mbajë vendin në pasiguri dhe të krijojë krizë politike, vetëm sepse frikohet nga përballja zgjedhore dhe humbja e sigurt nga qytetarët.

Sjellja e Mickovskit dhe kuadrove të VMRO-DPMNE-së dhe Qeverisë teknike janë edhe një dëshmi se pse nevojiten zgjedhje dhe qeveri e re politike.

Për Naqe Otstaj më e rëndësishme ishte që ta mbrojë shefin e tij, të xhirojë spote propaganduese, se sa t’i zbatojë masat dhe të mbrojë shëndetin e qytetarëve.

Publiku e pa se si nuk zbatoheshin kontrollet, u lejua shkelja e ndalesave për tubime publike, ndërsa policia nën udhëheqjen e Çulevit aspak nuk reagonte.

Obstruksionet dhe bllokadat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike janë konfirmim se agjendat personale dhe interesat e ngushtë partiakë të Mickovskit për ta janë më të rëndësishme nga mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

Një destuktivitet i tillë është i palejueshëm!

Për këtë, qytetarë të nderuar, zgjedhjet janë shpëtim, e jo problem.

Me Kuvend të ri dhe me Qeveri të re politike me legjitimitet të plotë institucionet në tërësi do të jenë të përkushtuara në sigurimin e ligjeve në shtet dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Veçanërisht në periudhë kur lehtësohen masat dhe kur të gjithë duhet të përgatitemi për valën e re të koronavirusit në vjeshtë.

Shëndeti dhe jeta e njerëzve janë më të rëndësishme, ndërsa për këtë ne nevojitet sistem i plotë funksional demokratik institucional.

Maqedonia e Veriut duhet me kapacitet të plotë të institucioneve ta presë shtatorin që të jetë tërësisht e gatshme për menaxhim edhe më efikas  me pasojat nga rrjedha e deritanishme e pandemisë dhe për valën e re të pritur të virusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat