KSHZ-ja, pa qëndrim për zgjedhjet eventuale më 5 korrik

Maqedonia

KSHZ-ja, pa qëndrim për zgjedhjet eventuale më 5 korrik

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:31
KSHZ

Nëse i mjaftojnë 35 ditë për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk përgjigjet.

Në rast se Presidenti nuk shpall gjendje të jashtëzakonshme për herë të katër, nga fillimi i qershorit dhe deri më 5 korrik mbeten gjithsej 35 ditë në dispozicion për të përditësuar listën zgjedhore dhe për të përfunduar aktivitetet e tjera zgjedhore të cilat ishin pezulluar kohë më parë.

Më herët, kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski kishte deklaruar se për një proces të besueshëm dhe në përputhje me Kodin zgjedhor, KSHZ-së do t’i duhen 40 deri 50 ditë përgatitje.

Qeveria brenda javës do ta shqyrtojë nevojën eventuale për të propozuar edhe një herë tjetër shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, në rast se ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat