OBRM-PDUKM: Vetëm Konstadionov mund të kërkojë zgjedhje të shpejta në kohën kur kemi të vdekur nga coronavirusi

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Vetëm Konstadionov mund të kërkojë zgjedhje të shpejta në kohën kur kemi të vdekur nga coronavirusi

Më: 26 maj 2020 Në ora: 18:46
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese, partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM reagojnë ndaj konferencës së sotme për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

“Vetëm Kostadin Kodstadinov mund të del dhe të kërkojë zgjedhjet ë shpejta në ditën kur kemi tre vdekje nga coronavirusi”, thonë nga kjo parti.

Sipas tyre, Maqedonia është i vetmi shtet në rajon ku nuk kemi ulje të numrit të rasteve të reja nga coronavirusi edhe pse tashmë në shtet përreth tashmë kemi raste ku për 10 ditë s’ka raste të reja.

“Sot në Republikën e Maqedonisë kemi tre vdekje nga coronavirusi, ndërsa Zoran Zaev me vetëdije të plotë kërkon zgjedhje”, thuhet në kumtesën e kësaj partie politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat