Karaxhovski: E mundshme është rritja e numrit të të infektuarve, por sistemi tashmë është ndërtuar - Bota Sot
Karaxhovski: E mundshme është rritja e numrit të të infektuarve, por sistemi tashmë është ndërtuar

Maqedonia

Karaxhovski: E mundshme është rritja e numrit të të infektuarve, por sistemi tashmë është ndërtuar

Më: 26 maj 2020 Në ora: 22:47
Zharko Karaxhovski

Kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski thotë se mund të ketë rritje të numrit të rasteve me coronavirus gjatë periudhës së ardhshme, por sistemi është ndërtuar dhe se shteti mund të menaxhojë edhe në situata të tilla.

“Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë gjatë dy, tre muajve, por e gjithë bota thotë fuqia e virusit dobësohet. Personalisht nuk pres rritje të numrit deri në atë masë që nuk mund ta mbajmë nën kontroll. Ne kur kishim 100 raste në ditë e kishim situatën në kontroll, për shkak se kemi 1.000 shtretër”, tha Karaxhovski.

Ai tha se tashmë është ndërtuar sistemi dhe se kur ke sistem të ndërtuar mund të menaxhosh më mirë situatën e ardhshme.

Karaxhovski thotë se në 14 ditët e fundit kemi 24 raste në ditë dhe se në mënyrë drastike është zvogëluar numri i rasteve të vdekjes me vetëm 1.1 rast në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat