Një maqedonas në mesin e sulmuesve të liderit të një grupi kriminal në Ukrainë - Bota Sot
Një maqedonas në mesin e sulmuesve të liderit të një grupi kriminal në Ukrainë

Maqedonia

Një maqedonas në mesin e sulmuesve të liderit të një grupi kriminal në Ukrainë

Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:16
Foto

Një maqedonas, një malazez dhe një serb janë në mesin e të dyshuarve për tentim-vrasjen e udhëheqësit të fisit kriminal të Kavajës, Radoja Zvicer, në Ukrainë.

Autoritetet ukrainase i kanë arrestuar dhe identifikuar ata, ndërsa për njërin ka fletarrest ndërkombëtar për vrasje.

Siç njoftuan dje disa mediume, dy persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të Zvicerit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të një kompleksi banimi elitar, në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

“Arsyet kryesore për atentatin janë aktivitetet kriminale të viktimës, rishpërndarja e mundshme në organizatën kriminale, si dhe midis klaneve kriminale në Ballkan që kontrollojnë trafikun e drogës”, tha shefi i Policisë Kombëtare në Ukrainë, Igor Klimenko.

Ai tha se policia pas tentim-vrasjes ka filluar ndjekjen e sulmuesve. Ata kanë dashur të arratisen, ndërsa kanë tentuar edhe ta djegin makinën në të cilën kanë qenë. Policia ka arritur në gjurmët e tyre, përmes video-kamerave.

“Policia po monitoronte makinën me të cilën të dyshuarit lëviznin drejt Odesas, për të lënë vendin jashtë kontrollit doganor në kufirit midis Ukrainës dhe Moldavisë. Duke pasur parasysh se sulmuesit ishin të armatosur, forcat speciale u përfshinë në operacionin e policisë. Katër persona u arrestuan këtë mëngjes, të cilët më parë kishin provuar të iknin dhe i rezistuan arrestimit”, tha Klimenko.

Për momentin të dyshuarit janë dërguar në paraburgim, sipas nenit 208 të Kodit Penal në Ukrainë, ndërsa hetimi është në rrjedhë.

Ndryshe, Radoje Zvicer për disa vite e ka lëshuar Malin e Zi, ndërsa është njeriu i parë i njërit prej grupeve më të forta kriminale në këtë pjesë të Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat