Çulev: Policia do të kontrollojë nëse në objektet hotelierike respektohen masat kundër coronavirusit

Maqedonia

Çulev: Policia do të kontrollojë nëse në objektet hotelierike respektohen masat kundër coronavirusit

Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:18
Naqe Çulev

Ministria e Brendshme do të kryejë kontrolle të intensifikuara për të përcaktuar nëse masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e virusit Covid-19 po respektohen, njoftoi Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev, në konferencën e sotme për shtyp.

Siç tha Çulev, kontrollet do të kryhen veçmas në ambientet hotelierike, të cilat, siç është paralajmëruar, do të fillojnë të punojnë nesër.

Masat që do të merren parasysh i referohen përdorimit të pajisjeve mbrojtëse personale, si dhe mirëmbajtjes së distancës së përcaktuar sociale në ambientet hotelirike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat