Tre viktima dhe 25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni - Bota Sot
Tre viktima dhe 25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Maqedonia

Tre viktima dhe 25 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Më: 27 maj 2020 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 622 testime për coronavirus, me çka 25 kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre, 14 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 4 nga Shtipi, 1 nga Prilepi, 2 nga Tetova, 1 nga Struga dhe 1 nga Velesi.

MSH informon se si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë edhe tre pacientë.

Në 24 orët e fundit Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar edhe 17 pacientë të shëruar. Prej tyre, 11 nga Shkupi, 4 nga Kumanova, 1 nga Tetova dhe 1 nga Velesi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat