Dimitrov: Nevojiten solidaritet dhe bashkëpunim për tejkalimin e pasojave nga pandemia

Maqedonia

Dimitrov: Nevojiten solidaritet dhe bashkëpunim për tejkalimin e pasojave nga pandemia

Më: 27 maj 2020 Në ora: 15:38
Nikolla Dimitrov

Të gjithë e kemi të qartë se vetëm përmes qasjes së koordinuar, të ndërthurur me solidaritet, bashkëpunim dhe këmbim të pa rezervë të njohurive dhe praktikave të mira do t’i tejkalojmë pasojat nga kriza iniciale e shkaktuar nga pandemia e Covid-19, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë fjalimit në video-konferencën e Këshillit të Nismës së Adriatikut-Jonit dhe takimit ministror të Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit (EU ASIR), fokus kryesor i të cilit ishte koordinimi në përballjen me pasojat nga pandemia me koronën.

“Paraqet kënaqësi që në konferencën e sotme në suaza të këtij forumi të rëndësishëm për bashkëpunim rajonal dhe promovim të proceseve integruese të BE-së, drejt të cilave u qasëm para dy viteve, është potencuar edhe simbolika e bukur me vendimet e Këshillit të BE-së në mars të këtij viti për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, efektuimi i mëtutjeshëm i të cilave do të jetë në fokus edhe të kryesimit të radhës të Sllovenisë me Nismën”, theksoi Dimitrov.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme, pjesëmarrësit në takim këmbyen mendime rreth fazës rrjedhëse dhe të ardhshme për përballje me pasojat socio-ekonomike dhe pasojat e tjera të shkaktuara nga Covid-19.

Video-konferenca ministrore është pjesë e takimeve të rregullta vjetore, organizuar nga ana e kryesuesve me nismën (Serbia), me ç’rast nga ky vit për herë të parë mori pjesë edhe Maqedonia e Veriut, e cila më 2 prill të këtij viti edhe zyrtarisht u bë anëtarja e nëntë e Strategjisë së BE-së për Rajonin e Adriatikut-Jonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat