Carovska: Dekretet po sillen në vazhdimësi, i shqyrtojmë kërkesat e investitorëve të huaj

Maqedonia

Carovska: Dekretet po sillen në vazhdimësi, i shqyrtojmë kërkesat e investitorëve të huaj

Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:41
Milla Carovska

Dekretet nga pakoja e tretë antikrizë po sillen në vazhdimësi. Disa tashmë kaluan, ndërsa edhe sot Qeveria ka mbledhje pas së cilës institucionet kompetente do të dalin dhe do të publikojnë se çka është miratuar, tha zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike, Milla Carovska.

“Disa nga dekretet tashmë kaluan, ministritë kompetente do t’i publikojnë. Sot ka mbledhje në Qeveri pas së cilës do të dalin institucionet kompetente dhe të thonë. Vazhdimisht i sjellim dekretet dhe secili e marr rrjedhën e zbatimit të tij”, theksoi sot Carovska pas vizitës në Bunarxhik, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Sa i përket kërkesave të investitorëve të huaj që të ketë lehtësime doganore për ballafaqim me pasojat nga kriza e koronës dhe vazhdimin e masës së pagesës së pagave, Carovska tha se ato me kujdes ndiqen, ndërsa sot do të ketë edhe mbledhje online të sekretarit të përgjithshëm me Këshillin e Investitorëve të Huaj.

“Qeveria me seriozitet të veçantë dhe kujdes i shqyrton kërkesat e investitorëve të huaj. Sot ka edhe takim online të sekretarit të përgjithshëm me Këshillin e Investitorëve të Huaj që të shqyrtohen jo vetëm mundësitë për vazhdimin e masave ekzistuese, por më shumë të mendojmë për zhvillim, që është ajo që mundemi ta ofrojmë që të nxjerrim më shumë nga ato, por edhe që t’iu japim mundësi edhe të zhvillohen me operacione të reja në shtetin tonë”, theksoi Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat