Çulev: MPB do të nisë hetime ndaj disa funksionarë të tanishëm

Maqedonia

Çulev: MPB do të nisë hetime ndaj disa funksionarë të tanishëm

Më: 27 maj 2020 Në ora: 17:38
Naqe Çulev

Ministri i Punëve të Brenshme, Naqe Çulev  vërtetoi se MPB do të nisë disa hetime në të cilat të përfshirë janë bartës të funksioneve publike.

“Ne tashmë kemi hapur hetime serioze, në fushën e krimit të organizuar dhe në fushën e korrupsionit. Do të dalin në periudhën e ardhshme edhe me konferenca për shtyp ku do ta njoftojmë opinionit”, tha ministri Çulev duke shtuar se këtë nuk e kanë bërë deri më tani për shkak të coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Çulev, në hetim janë përfshirë funksionarë të tanishë.

“Do ta të zbardhim keqpërdorime serioze nga persona të cilët janë bartës të funksioneve publike”, thotë Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat