Refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjykatësve nga seanca për rastin “27 prilli”

Maqedonia

Refuzohet kërkesa për përjashtimin e gjykatësve nga seanca për rastin “27 prilli”

Më: 27 maj 2020 Në ora: 18:13
Foto Ilustrim

Këshilli gjyqësor i Gjykatës së Apelit ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes të një pjese të të akuzuarve për përjashtimin e gjykatësve Jani Niça, Enver Bexheti dhe Tanja Dukovska nga seanca dëgjimore në këtë gjyq pas ankesave për aktgjykimet për ngjarjet e 27 prillit, informon AIM.

Pas refuzimit të kërkesës, seanca dëgjimore që do të zgjas tre ditë, vazhdoi me leximin e aktgjykimeve.

Seanca ka filluar me pothuajse dy orë vonesë, me çka është dhënë pauzë me qëllim Këshilli të deklarohet për kërkesën e përjashtimit të gjykatësve.

Në shpjegimin e kërkesës, avokati Zvonko Davidoviq ka deklaruar se ligji është shumë i qartë dhe aty të qëndron se nëse gjykatësi në të njëjtin gjykatë vendos dhe sjell vendim që mund të kundërshtohet me ankesë, nuk mund të jetë edhe gjykatës në lëndën,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat