MPB e Maqedonisë: Departamenti për çështje administrative në Shkup prej nesër me orar të ri pune

Maqedonia

MPB e Maqedonisë: Departamenti për çështje administrative në Shkup prej nesër me orar të ri pune

Më: 27 maj 2020 Në ora: 19:18
MPB e Maqedonisë

Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se po vendos orare të reja pune në selinë e Departamentit për çështje administrative në Shkup dhe në disa zyra të shpërndara në nivelin e qytetit, në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në kohë dhe efikase në të drejtën e aplikimit për dhënien e dokumenteve personale.

Siç kumtoi MPB-ja, duke filluar nga nesër, 28.05 (e enjte), çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, orari i punës në selinë e Departamentit të çështjeve administrative Shkup në MTV si dhe zyrat e shpërndara në “Beko” dhe “Gjorçe Petrov” do të jetë me fillim nga ora 07.30 deri në orën 20.00, ndërsa në zyrat administrative të shpërndara në “Butel” dhe “Draçevë”, orari i punës nga e hëna deri të premten do të jetë nga ora 10.00 deri në orën 18:00.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët që jetojnë në territorin e Qytetit të Shkupit që sipas gjendjes së konstatuar të aplikimit të shtuar për dokumente personale, duke e marrë parasysh faktin që vijon edhe një periudhë
pushimesh vjetore, vendos orar të ri të punës në selinë e Departamentit të për çështje administrative në Shkup me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve qasje në kohë dhe efikase në të drejtën për të paraqitur kërkesë për lëshimin e dokumenteve personale, theksohen në kumtesën e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat