LSDM: Zgjedhjet janë zgjidhje për problemin e quajtur Mickoski dhe kuadrot e tij në Qeveri

Maqedonia

LSDM: Zgjedhjet janë zgjidhje për problemin e quajtur Mickoski dhe kuadrot e tij në Qeveri

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:11
LSDM

Hristijan Mickoski gjatë kësaj krize serioze shëndetësore sillet në mënyrë joserioze dhe  bën përpjekje në mënyrë politike të përfitojë  në shëndetin e qytetarëve,  ndërsa kuadrot e VMRO-DPMNE-së  në Qeverinë kalimtare  punojnë në dëm të qytetarëve dhe shtetit.

Mickoski qytetarëve u ofron vetëm lajme të rrejshme dhe shkatërrime. Derisa i gënjente qytetarët se nuk ka teste të mjaftueshme për koronavirusin,  se për shkak të krizës 140.000 njerëz kanë mbetur  pa punë, ai është stërvitur në palestër të mbyllur dhe në grup është ngjitur në Vodno.

Prejse nuk arriti në përpjekjet për krijim të panikut të pabazë në opinion tani Mickoski  bën gjithçka që shtetin ta ngujojë  në pasiguri dhe krizë dhe të mos ketë zgjedhje, sepse shumë mirë e di që do të mposhtet.

Për atë zgjedhjet janë zgjidhje për problemin e quajtur Mickoski dhe kuadrot e tij në Qeveri.

Me Kuvend të ri dhe me Qeveri të re politike me legjitimitet të tërësishëm  institucionet do të përkushtohen  në sigurimin e ligjeve në shtet dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Vetëm në atë mënyrë  në mënyrë ende më efikase do të përballemi  me pasojat e epidemisë së deritanishme,  por edhe do të jemi më të gatshëm  ta presim shtatorin dhe  valën e re të pritur të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat