Culev: ASK-ja është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit

Maqedonia

Culev: ASK-ja është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:39
Naqe Çulev

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp tha se Agjencia për Siguri Kombëtare në mënyrë të paligjshme ende është  pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit.

“Katër vite pas raportit të parë të Pribesë, gjendja me ish DSK-në mbetet e pandryshuar në shumicën e rasteve.

Agjencia për Siguri Kombëtare është ende pjesë e sistemit për ndjekje të komunikimit, në kundërshtim me ligjin, respektivisht ende kanë qasje në të gjitha bisedat telefonike që janë pjesë e lëndëve për përgatitje operative nga ana e MPB-së”, theksoi Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat