Çulev: Data e zgjedhjeve nënkupton dhe hapjen e kufijve - Bota Sot
Çulev: Data e zgjedhjeve nënkupton dhe hapjen e kufijve

Maqedonia

Çulev: Data e zgjedhjeve nënkupton dhe hapjen e kufijve

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:06
Naqe Çulev

Ministri i Brendshëm Naqe Çulev u shpreh se në rast se arrihet marrëveshje eventuale për datën e zgjedhjeve atëherë duhet me automatizëm të hapen edhe kufijtë e vendit, që tu mundësohet bashkatdhetarëve tanë që punojnë jashtë vendit të vijnë dhe  të votojnë.

Sipas tij krahas bashkatdhetarëve e rëndësishme është edhe prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë.

“Në rast se vendoset që të shkohet në zgjedhje atëherë është e domosdoshme që të hapen kufijtë, sepse duhet të vijën vëzhguesit ndërkombëtarë, por edhe që t’ju mundësohet bashkatdhetarëve tanë që të vijnë dhe të votojnë”, tha ministri i brendshëm Naqe Çulev.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat