Pendarovski nesër do të vendos nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Maqedonia

Pendarovski nesër do të vendos nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme

Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:08
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski nesër do të vendosë nëse do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme pas një mbledhje të Këshillit të Sigurimit, thonë burime afërta nga kabineti i Presidentit.

Siç theksojnë nga atje, vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme do të bazohet në argumente që lidhen me pandeminë e coronavirusit, e jo mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Lidhur me pyetjen nëse do të ketë takim të ri të liderëve për të arritur marrëveshje për datën e zgjedhjeve, nga kabineti i Presidentit thonë se, “kjo do të ndodhë vetëm nëse do të ketë përafrim të qëndrimeve”.

Më herët, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendimi për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme ishte marrë nga kreu i shtetit, por shtoi se qeveria po analizon gjithashtu nëse ka nevojë për ta zgjatur atë.

Ndërkohë, drejtuesit e partive Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk janë ende në gjendje të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve, megjithëse, sipas të dyja partive, ekziston një kanal komunikimi. Ndërsa BDI ka propozuar 5 korrikun si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat