Revizioni konstaton parregullsi në punën e Postës

Maqedonia

Revizioni konstaton parregullsi në punën e Postës

Më: 28 maj 2020 Në ora: 15:23
Foto Ilustrim

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar parregullsi në punën e Postës. Posta ka paguar 45 mijë euro sigurim menaxherial edhe përskaj faktit se deri në fund të vitit 2018 kishte humbje në vlerë prej 10 milion eurosh.

Sipas Revizionit, për 7 drejtorë të Postës të cilët njëkohësisht e përbëjnë edhe bordin drejtues edhe bordin mbikëqyrës, është paguar sigurim menaxherial për periudhën nga 1 prilli 2018 deri më 1 prill 2019, në vlerë prej 2 milion e 760 mijë denarë, ose rreth 45 mijë euro.

Revizorët përgjegjësinë e drejtojnë tek Fadis Rexhepi, i cili ishte drejtor i Postës nga viti 2014, deri në gusht të vitit 2018 dhe Ejup Rustemi, drejtori aktual nga shtatori i vitit 2018. Revizioni ka vërtetuar edhe parregullsi të tjera në punën e këtij institucioni, si ndarje të bonuseve për nëpunësit dhe punësime jo të merituara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat