Maqedoni: Inspektorët do t’i edukojnë hotelierët për respektimin e protokolleve - Bota Sot
Maqedoni: Inspektorët do t’i edukojnë hotelierët për respektimin e protokolleve

Maqedonia

Maqedoni: Inspektorët do t’i edukojnë hotelierët për respektimin e protokolleve

Më: 28 maj 2020 Në ora: 16:08
Kafenet në Maqedoni

“Inspektorët gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do t’i edukojnë hotelierët për zbatimin e protokolleve dhe në këtë periudhë ata do të kenë edhe funksion informativ. Qëllimi është që të gjithë hotelierëve t’iu sqarohen masat të cilat duhet t’i respektojnë me qëllim parandalimin e përhapjes së Kovid-19 në këto objekte”.

Këtë sot e kumtoi kryetarja e Këshillit Inspektues, Magdalena Filipovska-Grashovska. Ajo tha se po formohen ekipe të inspektorëve.

“Po formojmë ekipe të inspektorëve të cilët në periudhën e ardhshme do të bëjnë mbikëqyrje për zbatimin e kontrolleve në objektet hotelierike që fillimisht do të kenë funksion edukativ dhe informativ, gjegjësisht do të njoftojnë hotelierët me protokollet në hollësi”, deklaroi ajo.

Filipovska Grashovska vlerëson se dhjetë ditë është periudha e lejuar që të njoftohen të gjithë, por nëse paraqitet nevoja edhe më tutje do të vazhdojnë me vizitat e tilla.

Ajo theksoi se nëse vëren se edhe krahas njoftimeve ata vazhdojnë të mos i respektojnë protokollet, atëherë do të ketë edhe gjoba.

“Nuk mund të tolerojmë që deri në pafund, megjithatë fokusi është për fillim t’iu sqarohet të gjithë hotelierëve se cilat janë masat, dhe çka është ajo që do të duhet ta respektojnë”, sqaroi Filipovska Grashovska.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat