LSDM: Çulev e prish integritetin e MPB-së

Maqedonia

LSDM: Çulev e prish integritetin e MPB-së

Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:03
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media e ka akuzuar ministrin Naqe Çulev për prishje të integritetit të MPB-së.

Sipas kësaj partie, më e rëndësishme për Çulevin është ta mbrojë Hrisijan Mickoskin.

“Në vend se të sigurojë zbatim të masave për parandalim të pandemisë dhe t’i mbrojë qytetarët , Çulev mendon mënyra se si ta arsyetojë njohjen skandaloze të Mickoskit, i cili tha se është paraqitur në kontrollin e brendshëm, që të kryejë presion për rastin “Palestra”. Çulev, në mënyrë ende më skandaloze shkoi deri atje, që nga pozita e njeriut të parë të MPB-së tha se secili ka mundur të paraqitet te të punësuarit në MPB dhe të kryejë presion për hetime të hapura, me çka e minon integritetin e të punësuarve në MPB dhe nxit urgjenca dhe presione”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, është e dukshme se Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM bëjnë gjithçka që ta mbajnë vendin dhe të krijojnë krizë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat