Mali i Zi i hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Mali i Zi i hap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:08
Foto Ilustrim

Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi vendosi mbrëmë me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik që nga 1 qershori, të huajt do të lejohen të hyjnë në Mal të Zi pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive të koronavirusit është më pak se 25 për 100,000 banorët, në vendin nga vjen i huaji.

Për momentin në listën, e cila do të përditësohet një herë në javë, janë Sllovenia, Islanda, Kroacia, Sllovakia, Zvicra, Shqipëria, Austria, Norvegjia, Monako, Kosova, Gjermania, Greqia, Hungaria, Danimarka, Lituania, Letonia, Azerbajxhani, Luksemburgu, Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia, Irlanda, Republika Çeke, Finlanda dhe Estonia.

Fillimisht Maqedonia dhe Bosnja nuk ishin në listën e Malit të Zi, ndërsa Serbia nuk ndodhet as në listën e re.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ju ka bërë thirrje serbëve që të bojkotojnë Malin e Zi dhe të mos udhëtojnë drejt tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat