Grubi: BDI nuk pranon datë për zgjedhje pas 5 korrikut - Bota Sot
Grubi: BDI nuk pranon datë për zgjedhje pas 5 korrikut

Maqedonia

Grubi: BDI nuk pranon datë për zgjedhje pas 5 korrikut

Më: 29 maj 2020 Në ora: 12:41
Artan Grubi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Artan Grubi, thotë për emisionin Ballkan se data e fundit e kompromisit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duhet të jetë 5 korriku.

“Data optimale dhe kompromisi i fundit i logjikshëm mund të jetë 5 korriku për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. E diela e parë e korrikut sepse vlerësojmë që komuniteti ndërkombëtar, vendet fqinje, kanë nevojë për një partner me kredibilitet dhe përgjegjësi në Shkup, i cili do të mund të marrë vendime dhe jo një qeveri teknike, e cila ka një mandat të kufizuar dhe nuk mund të vendosë dot”, u shpreh ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat