ASH: BDI po shfrytëzon pandeminë Covid-19 si instrument për fushatë parazgjedhore

Maqedonia

ASH: BDI po shfrytëzon pandeminë Covid-19 si instrument për fushatë parazgjedhore

Më: 29 maj 2020 Në ora: 19:56
Aleanca për Shqiptarët

Nga partia opozitare Aleanca për Shqiptarët akuzon BDI-në se po shfrytëzon pandeminë Covid 19 si instrument për fushatë parazgjedhore.

“Nuk është hera e parë që zyrtarë të BDI-së si ato të nivelit lokal dhe qendror keqpërdorin situatën me pandeminë Covid 19 për interesa të tyre partiake.

Ministrat e BDI-së, siç ishte rasti i atij të ekonomisë Kreshnik Bekteshi, promovoi masat ekonomike nga selia e BDI-së, duke promovuar projekte me paratë e taksapaguesve të këtij vendi. Të njëjtin veprim e bëri edhe zv. ministrja e financave Shyrete Elezi.

Këtë praktikë abuzuese, me shëndetin publik të qytetareve e praktikojnë edhe krerët e komunave që udhëhiqen nga BDI, shpesh herë duke përzgjedhur ose selinë e BDI-së ose prapaskenën e saj duke harruar se ata si kryetar komunash duhet të jenë në interes të të gjithë qytetarëve dhe jo votuesve të tyre dhe militantëve partiak”, thuhet në kumtesën e ASH-së.

Nga atje shtojnë se kërkojnë nga Komisioni Antikorrupsion që sa më parë të reagojë për sjelljen e pahijshme të zyrtarëve të BDI-së që pozitat e tyre institucionale i vënë në shërbim të rejtingjeve të tyre dhe në dispozicionin të përfitimit politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat