LSDM: Çulev kontribuoi në rritjen e të infektuarve me Covid-19 - Bota Sot
LSDM: Çulev kontribuoi në rritjen e të infektuarve me Covid-19

Maqedonia

LSDM: Çulev kontribuoi në rritjen e të infektuarve me Covid-19

Më: 30 maj 2020 Në ora: 11:47
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “në vend të punojnë në respektimin e masave nga ana e qyetarëve dhe dënim për shkeljet, Naqe Çulev në kohë epidemia me coronavirusit, po sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe joserioze, ndërsa prioriteti i tij është mbrojtja e shefit të ti Mickoski për rastin e fitnesit, dhe jo mbrojtja e shëndetit publik”.

“Deklarata e Çulevit se qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të mosrespektimit të masave kontribuuan në mosrepsktim të masave nga qytetarëve. Policia që udhëhiqet nga Çulev nuk ndërmori asgjë as kur u shkel ora policore, kur në mënyrë masive ndalohej lëvizja, dhe vet Çulev organizoi takim publik pa respektuar masat”, shprehen nga LSDM.

Sipas tyre, mospuna dhe mosdënimi i Çulevit ka bërë që të rritet numri i të infektuarve në ved.

“Kjo është një dëshmi shtesë për sjelljen e papërgjegjshme të Çulevit dhe OBRM-PDUKM-së të cilët në këtë mënyrë veprojnë kundër shëndetit publik. Çulev me urdhër të Mickoskit jo vetëm që nuk ndihmon, ai edhe pengon luftimin e coronavirusit”, shprehen nga kjo parti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat