Filloi mbledhja e Këshillit për Siguri, vendoset nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme

Maqedonia

Filloi mbledhja e Këshillit për Siguri, vendoset nëse do të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme

Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:57
Këshilli për Siguri

Në vilën e presidentit Stevo Pendarovski, filloi mbedhja e Këshillit për Siguri, në të cilën vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot është dita e fundit e gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa presidenti Pendarovski nga 18 marsi deri sot ka marrë tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Në dy raste kohëzgjatja ishte 30 ditë ndërsa në të tretën ishte vetëm 14 ditë.

Në mbledhje, krahas anëtarëve të përhershëm të këshillit, i ftuar është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filiçe.

Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti Stevo Pendarovski do të jep deklaratë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat