Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoninë e Veriut

Më: 30 maj 2020 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Moti gjatë ditës së nesërme do të jetë me vranësira dhe jostabil. Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të jetë prej katër deri 13 gradë celsius ndërsa temperatura maksimale prej 16 deri 24 gradë celsius.

Moti në Shkup do të jetë gati i njëjtë me vranësira dhe me reshje të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë deri 22 gradë celsius ndërsa temperatura minimale do të jetë nëntë gradë celsius.

Sipas DHP-së, deri kah mesi i javës do të vazhdojë periudha e motit me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat