LSDM: Mickoski dhe Çulev janë të papërgjegjshëm, zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e tyre

Maqedonia

LSDM: Mickoski dhe Çulev janë të papërgjegjshëm, zgjedhjet janë zgjidhje për sjelljen e tyre

Më: 31 maj 2020 Në ora: 11:03
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “OBRM-PDUKM është parti e papërgjegjshme. Lideri i tyre Hristijan Mickoski dhe ministri i tyre teknik, Naqe Çulev po silen në mënyrë destruktive gjatë gjithë kohës së pandemisë”.

“Përderisa ministri Venko Filipçe i mobilizoi institucionet shëndetësor që në mënyrë të suksesshme menaxhojnë me coronaviriusin, kuadrot e OBRM-PDUKM-së bëjnë politikë, shpërndajnë panik dhe krijojnë lajme të rreme. E ka të qartë Mickoski se qytetarët do ta dënojnë në zgjedhje sjelljen e tij johumane dhe të papërgjegjshme gjatë krizës shëndetësore”, shprehen nga LSDM.

Ata shtojnë personalisht Mickoski ka gënjyer opinionin duke thënë se shëndetësia nuk ka testime dhe me qindra mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë ndërsa ai gjatë gjithë kohës nuk respektonte masat dhe shkonte në fitnes gjatë ndalesës.

Çulev, sipas LSDM-së, gjithë mandatin ishte në mbrojtje të krimit të shefit të Mickoskit dhe me veprimet e tij të mosdënimit të qytetarëve të papërgjegjshëm rrezikoi shëndetin e qytetarëve.

“Policia nuk i dënon personat që nuk respektojnë vetizolimin, nuk i dënon ata në liturgjinë në Strugë, tifozët para kishës ‘Sveti Spas’, pjesëmarrësit e valles në Çair, qytetarë nuk mbajnë maska dhe nuk respektojnë largësinë trupore”, shprehen nga LSDM.

Ata thonë se zgjedhjet nuk duhet të jenë problem dhe se janë zgjidhje për sjelljen joserioze të Mickoskit dhe Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat