Kasami: Të vazhdohet procesi zgjedhor në kuadër të mundësive kushtetuese

Maqedonia

Kasami: Të vazhdohet procesi zgjedhor në kuadër të mundësive kushtetuese

Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:30
Bilall Kasami

Në selinë e Lëvizjes Besa në Tetovë është mbajtur takim koordinues i kandidatëve për deputetë të koalicionit të përbashkët parazgjedhor me LSDM-në për Njësinë zgjedhore 6.

Lideri i Besës, Bilall Kasami ka thënë se për shkak të pandemisë dhe rekomandimeve të OBSH-së gjendja me Kovid-19 do të zgjas, nevojitet vazhdim i procesit zgjedhor i cili ishte ndërpre në mars me konsensus politik.

“Duke e pasur parasysh se institucionet tona shëndetësore janë të gatshëm për përballje me sëmundjen, besoj se është ngritur niveli i vetëdijes të ballafaqohemi me këtë. Kuptohet se kishte kjo edhe çmimin me jetë njerëzish, por ka edhe çmim ekonomik e cila do të tregohet në të ardhmen. Vlerësojmë se jemi në një fazë tjetër kritike dhe mendoj se ka ardhur koha të vazhdohet procesi zgjedhor në kuadër të mundësive kushtetuese”, tha Kasami.

Ai tha se e përshëndet vendimin të vazhdohet për dy javë gjendja e jashtëzakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat