Disa zyrtarë të LSDM-së në vetizolim për shkak të kontaktit me Muhamed Zekirin

Maqedonia

Disa zyrtarë të LSDM-së në vetizolim për shkak të kontaktit me Muhamed Zekirin

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 09:22
Ilustrim

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski, zv.kryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska dhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec do të jenë në izolim shtëpiak, për shkak të kontaktit që kanë pasur me nënkryetarin e LSDM-së Muuhamed Zekiri.

Ky i fundit dje nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tij tremuajshe, është infektuar me coronavirus.

Bashkëpunëtorët e Muhamed Zekirit nëpërmjet rrjeteve sociale kanë informuar se do të jenë në vetizolim në dhjetë ditët e ardhshme.

“Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe duhet t’i respektojmë. Mukit dhe familjes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë të tjerëve ju dëshiroj shëndet të mirë”, shkroi ministri Mançevski.

“E informoj opinionin se prej sot do të jem në vetizolim, pasi dje kolegu Muhamed Zekiri informoi se është pozitiv me Covid-19. Gjatë javës së kaluar kemi pasur takim, në të cilin të gjithë kemi qenë me pajisje mbrojtëse dhe distancë të rekomanduar. Megjithatë, sipas rekomandimeve të epidemiologëve, do të jem në vetizolim deri më 9 qershor”, ka shkruar Carovska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat