Sela: Ekziston coronavirusi, qytetarët të respektojnë rekomandimet

Maqedonia

Sela: Ekziston coronavirusi, qytetarët të respektojnë rekomandimet

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 21:17
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ju në emisionin debatues në Klan Debat tha se ju bëri apel qytetarëve të jenë vigjilentë për shkak të coronvirusit, dhe se virusi ekziston..

“Virus ka dhe prandaj rekomandimet duhet të respektohen në maksimum”, tha Sela.

Sipas tij, sistemi shëndetësor nuk është i përgatitur për një valë të tjetër ku kemi numër të madh të të infektuarve.

Sela shtoi se ka pasur edhe lajme të rreme mbi coronavirusin dhe si ato se virusi nuk ekziston dhe ndërlidhet me teknologjinë 5G.

“Qytetarët duhet të jenë vigjilent, virus ka. Kemi bashkëqytetarë të cilët ne i njohim dhe humbin jetë. Janë të sëmurë dhe ka pasoja”, thotë mes tjerash Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat